Ministri: Do të konfiskohet çdo pasuri e paligjshme (VIDEO)

Me Projektligjin për Kompetencat e Zgjeruara për Konfiskimin e Pasurisë, është ngritur në një nivel tjetër puna e prokurorëve dhe gjyqtarëve në mënyrë që të jenë sa më efikas në konfiskimin e pasurisë së fituar përmes veprave penale.

Kështu tha ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, duke folur për këtë projektligj,  në intervistën për emisionin Argument Plus, qe transmetohet sonte prej orës 21:30 minuta.