Ministri Bytyqi uron UP-në në 49 vjetorin e themelimit

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka uruar Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” në 49 vjetorin e themelimit të këtij universiteti.

Bytyqi ka thënë se populli Kosovës nuk ka pasur histori të lehtë sa i përket arsimit. Ndërsa themelimin e UP-së e ka quajtur si kthesën më të madhe.

“Populli ynë pati një histori të vështirë, edhe sa i përket arsimimit. Themelimi i Universitetit të Prishtinës, 49 vjetorin e të cilit po e festojmë sot, ishte kthesa më e madhe për popullin tonë të mbetur këndej Drinit, për Kosovën me vise, pra për Shqipërinë nën pushtimin jugosllav” ka thënë ministri Bytyqi.

Themelimi i Universitetit të Prishtinës, sipas ministrit të Arsimit ka pasur një rëndësi të madhe historike.

“Në periudhën rendëse të dekadës ’70-’80, Universiteti i Prishtinës pati një hov të madh të zhvillimit, plotësimi i kuadrit shkencor, numër rekord studentësh dhe rritje të kapaciteteve fizike. Kjo dekadë e artë bëri detyrën karshi popullit të etur për dije dhe ngjizi bërthamën lirisjellëse, Pranveren studentore 1981. Ishte po ky Universitet që i priu proceseve të rëndësishme të ndryshimeve poliktike të asaj kohe” ka thënë tutje ministri në urimin e tij që e postoi në ‘Facebook’.

Ministri Bytyqi ka thënë se po punon që të gjej mundësi të reja për studentë dhe profesorë në mënyrë që të jenë sa më të suksesshëm në punën e tyre.

“Ne po krijojmë përditë e më shumë mundësi, që të gjithë studentët dhe profesorët të mund të jenë të suksesshëm në punën e tyre dhe të zhvillohen profesionalisht” ka përfunduar urimin ministri Bytyqi.

Më poshtë është postimi i plotë i ministrit, Shyqiri Bytyqi:

https://ëëë.facebook.com/ShyqiriBytyqiOfficial/photos/a.232164017117169/817313178602247/?type=3&theater