Universitetet publike shqiptare nënshkruajnë Deklaratë të përbashkët

Gjatë konferencës së sotme me titull ‘Arsimi i lartë shqiptar dhe ballafaqimi me të ardhmen’, të rektorëve të të gjitha universiteteve publike shqiptare në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni është nënshkruar një  deklaratë e përbashkët e universiteteve, ku janë zotuar për bashkëpunim më të thelluar në të ardhmen.

“Arsimi i lartë shqiptar ka dhënë kontribute të rëndësishme në tejkalimin e sfidave të kombit shqiptar dhe shoqërive përkatëse, ku operojnë universitetet tanë. Këto kontribute kanë ndihmuar në ndryshimin e mendësisë institucionale, në zhvillimin ekonomik, në rrënjosjen edhe më të thellë të vlerave civilizuese, në ngritjen e nivelit kulturor të shoqërisë, në zbutjen e efekteve të tranzicionit dhe një jetë më të mirë për popullatat”, thuhet në Deklaratën e përbashkët.

Ndër pikat kryesore të Deklaratës është edhe ajo për autonominë e universiteteve, ku kërkohet të rritet autonomia në menaxhimin e universiteteve, të zgjerohet liria akademike e personelit dhe studentëve dhe të sigurohet një mjedis i favorshëm dhe nxitës për punë intelektuale dhe shkencore.

https://kallxo.com/kerkohet-autonomi-me-e-madhe-per-universitetet-publike/