Ministri Bytyqi obligon shkollat të vendosin kuti të ankesave

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka marrë vendim që në të gjitha institucionet arsimore të arsimit parauniversitar në Kosovë të vendosen kutitë e ankesave, në të cilat nxënësit mund të shkruajnë për parregullsitë në shkollat e tyre.

“Sot kam marrë vendim që në të gjitha institucionet arsimore të arsimit parauniversitar në Republikën e Kosovës të vendosen kutitë e ankesave. Për zbatimin e këtij vendimi, kam obliguar Drejtoritë Komunale të Arsimit, ndërsa, kutitë e ankesave do të jenë nën menaxhimin e Inspektoratit të Arsimit për një periudhë kalimtare (minimumi 1 vit)”, ka shkruar Bytyqi në Facebook.