DOKUMENT - Ministri në detyrë emëron U.D. të Drejtorit të Agjencisë së Akreditimit

Ministri në detyrë i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi e ka emëruar ushtruesin e detyrës së drejtorit të Agjencisë Kosovare të Akreditimit.

KALLXO.com ka siguruar dokumentin zyrtar me të cilin Bytyqi në këtë pozitë ka emëruar Shkëlzen Gerxhaliu.

Gërxhaliu deri tani ka qenë zyrtar i lartë për Monitorim dhe Vlerësim  në Agjencionin e Akreditimit të Kosovës.

Para Gërxhaliut si ushtrues detyre i drejtorit ishte emëruar Avni Gashi për dy herë radhazi.