Mesha për Liderin Fashist Kroat Shkakton Protesta

Më shumë se 70 demonstrues antifashistë u mblodhën të hënën në mbrëmje para një kishe në qendër të Zagrebit për të protestuar kundër meshës përkujtimore për Paveliçin, i cili sundoi Shtetin e pavarur kukull nazist kroat, një shtet nazist kukull, NDH, midis viteve 1941 dhe 1945.

Demonstruesit mbanin pankarta duke akuzuar Paveliçin se ishte përgjegjës për ato që ata i quajtën politika gjenocidale të NDH-së.

“Ante Paveliç është një kriminel lufte dhe nuk i përket sferës politike të Kroacisë. Ai është përgjegjës për më shumë se 200,000 vdekje në kampet e përqendrimit,” tha në një fjalim njëri prej aktivistëve.

Disa nga njerëzit që u mblodhën para e kishës para meshës bënë përshëndetje naziste dhe protestuesit i quajtën ata “serbë”.

Protestuesit gjithashtu pohuan se ata ishin sulmuar nga një grup prej rreth 15 huliganësh, të cilët kishin përdorur shkopinj gome dhe kazanë plehrash para protestës, por nuk kishin pësuar lëndime të mëdha. Policia megjithatë nuk regjistroi ndonjë sulm apo ka arrestuar ndonjë.

‰2

Në meshë morën pjesë rreth 300 vetë, e cila mbahet për të përkujtuar Ditën e të Pafajshmëve të Shenjtë.

Mesha nuk ishte kryesisht politike si në vitet e mëparshme, kur ajo ka festuar haptazi Paveliçin dhe NDH-në.

Prifti në predikimin e tij tha se të gjithë “kanë të drejtë të luten për dikë që ka vdekur”, por sugjeroi se kjo nuk duhet të keqpërdoret për qëllime politike.

Vitin e kaluar, një organizatë udhëheqëse e cila merret me gjurmimin e kriminelëve nazistë dhe përballjen me anti-semitizmin, Qendra Simon Wiesenthal, e dënoi meshën si një ofendim për viktimat e NDH-së.

fash3

Paveliç u arratis nga Jugosllavia pas luftës në vitin 1945, kaloi tre vjet i fshehur në Itali dhe pastaj iku fshehurazi në Argjentinë.

Ai u plagos në një atentat në Argjentinë në vitin 1957 dhe vdiq më 28 dhjetor 1959 në Madrid, ku edhe u varros.

NDH-ja funksionoi si një shtet fashist me ligje racore-diskriminuese kundër serbëve, hebrenjve dhe romëve.

Sipas hulumtimit, më shumë se 83,000 serbë, çifutë, romë dhe kroatë antifashistë u vranë në Jasenovac, kampi më i madh i përqendrimit në rajon, i cili drejtohej nga njësia famëkeqe Ustashe e NDH-së.