Mbledhja e VV, Delegatët në Këmbë Kur u Përmend Albin Kurti

Ka nisur mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosjes në një atmosferë të rënduar për shkak të përplasjeve të ditëve të fundit të cilat ndanë në dy pjesë drejtuesit e kësaj partie.

Mbledhja u hap nga kryetari i Këshillit të Përgjithshëm, Hydajet Hyseni, i cili konstatoi se me 133 delegatë pjesëmarrës, Këshilli i Përgjithshëm ka kuorum për të vazhduar punën.

Ai ka thënë se disa nga anëtarët kanë paralajmëruar mospjesëmarrjen, e në mesin e tyre janë edhe kryetari i partisë, Visar Ymeri dhe deputetët Shqipe Pantina e Ali Lajçi.

Por pjesëmarrësit u ngritën në këmbë kur Hyseni përmendi emrin e Albin Kurtit, dhe pamundësinë e tij për të marrë pjesë në këtë mbledhje për shkak se gjendet në paraburgim.

“Uroj që kjo mbledhjet ë përshkruhet në frymën këmbëngulëse të Lëvizjes sonë”, tha Hyseni.