GLPS | Foto: Facebook

Matet Llogaridhënia e Rregullatorëve të Tregut

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS)paraqiti sot matjen e llogaridhënies për nëntë institucione të pavarura rregullatore.

“Nën llupën” e GLPS- së hynë Autoriteti Rregullator i Shërbimeve të Ujit, Autoriteti i Aviacionit Civil, Autoriteti Rregullues i Hekurudhave, Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, Zyra e Rregullatorit të Energjisë, Komisioni për Miniera dhe Minerale, Komisioni i Pavarur i Mediave dhe Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare.

Sipas Albana Rexhës nga GLPS-ja mmë së paku llogaridhënës nga hulumtimi kanë dalë Autoriteti i Konkurrencës dhe Komisioni për Miniera e Minerale, të cilët janë vlerësuar meindeks llogaridhënie 0.3.

Më llogaridhënësi sipas GLPS-së ka dalë Autoriteti i Shërbimeve të ujit me vlerësimin 0.79.

“Notat” e llogaridhënies autoriteteve rregulluese u janë dhënë nga zero te një.

Më afër njëshit kanë përfunduar autoritetet llogaridhënëse e më larg atij ato që nuk japin llogari.

Për logaridhënie janë vlerësuar 20 kritere, duke filluar nga sqarimi i objektivave tyë autoriteteve rregulluese, deri te anëtarësimi i tyre në oganizata rajonale e ndërkombëtare.

GLPS-ja ka vendosur ta notojë llogaridhënien e këtyre institucioneve të pavarura, ngase autoritetet rregulluese sipas kësaj organizate “paraqesin një formë të re të politikëbërjes dhe janë përgjegjëse për rregullimin e tregjeve”.

GLPS-ja në konferencën ku shpalosi hulumtimin tregoi se matja e llogaridhënies shfaq probleme të shumta për autoritetet rregulluese që ishin pjesë e hulumtimit.

Kjo organizatë erdhi në përfundim se komisionet parlamentare në të cilat raportojnë krerët e autoriteteve rregulluese nuk kanë mundësi t’i sanksionojnë këto autoritete, edeh kur planet vjetore të tyre nuk kalojnë nëpër komisione.

Në Kosovë, sipas GLPS-së janë 80 institucione të pavarura.