Marko Gjuriq - Foto: REL

Marko Gjuriq po viziton Kosovën

Shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, i është aprovuar kërkesa që të vijë sot në Kosovë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar këshilltari i Ministrit të Jashtëm Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj.

“Ka pasur kërkesa për vizita. Po Gjuriq ka kërkuar leje dhe Kosova i ka aprovuar lejen atij për vizitë në Kosovë. Atij i është lejuar vizita vetëm në qendrën e Studentëve”, tha Zyberaj për KALLXO.com.

Ende nuk dihet agjenda e takimeve dhe vendeve në të cilat Gjuriq do të qëndrojë gjatë kësaj vizite.

Vizita e Gjuriq erdhi pas ankesave të banorëve për mungesën e mallrave në veri dhe një ditë para se serbët ta shënojnë përvjetorin e Betejës së Kosovës.

Në lidhje me këtë ankesë Kryeministri Haradinaj ka thënë se është një skenar i përgatitur për të paraqitur “katastrofë humanitare”.

Kështu kishte paralajmëruar ditë më parë Kryeministri Ramush Haradinaj duke shtuar se skenari është zbuluar me anë të mekanizmave të sigurisë së Kosovës dhe ka për qellim destabilizimin.

Haradinaj madje kishte kërkuar nga ana e kryetarëve në veri të Mitrovicës dhe nga ana e qytetarëve që të mos bien pre e këtyre provokimeve.

Ankesat lidhur me mungesë të mallrave në veri sipas qeverisë së Kosovës janë pjesë e një skenari për ta paraqitur një krizë humanitare në këtë pjesë të Kosovës.

Kështu kishte paralajmëruar ditë më parë Kryeministri Ramush Haradinaj duke shtuar se skenari është zbuluar me anë të mekanizmave të sigurisë së Kosovës dhe ka për qellim destabilizimin.

Haradinaj madje kishte kërkuar nga ana e kryetarëve në veri të Mitrovicës dhe nga ana e qytetarëve që të mos bien pre e këtyre provokimeve.

Në lidhje me “katastrofën humanitare” ishte deklaruar edhe Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala. Ai ka shtuar se skenarë të tilla nuk do të lejohen.

KALLXO.com ka kontaktuar edhe Rada Trajkoviq politikane serbe nga Kosova e cila drejton një organizatë joqeveritare me bazë në Beograd e quajtur Lëvizja Evropiane për Serbët nga Kosova.

Trajkoviq ka thënë se kjo situatë në veri është krijuar si pasojë e tarifës 100 për qind të vendosur nga ana e Kosovës për produktet e Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës

“Kufizimet e mallrave që po shohim tani në veri janë pasojë e vërtetë dhe logjike e vendosjes së tarifës nga ana e Prishtinës. Kanalet alternative të furnizimit të tregut “gri” në Veri janë bllokuar, ndërsa tregtarët e ligjshëm në veri vazhdojnë të funksionojnë si pjesë e sistemit serb – që do të thotë se ata nuk janë të regjistruar si persona juridikë sipas ligjit të Kosovës”, tregon Trajkoviq për KALLXO.com.

Në lidhje me këtë “krizë humanitare” KALLXO.com ka publikuar edhe një artikull në të cilin mund të lexoni se Që nga dita e hënë e 23 qershorit 2019 në “Lagjen e Boshnjakëve” në veriun e Mitrovicës është duke u vërejtur qarkullimi i paktë i serbëve të veriut.

https://kallxo.com/kriza-ne-veri-serbet-bojkotojne-dyqanet-shqiptare/

https://kallxo.com/trajkoviq-tregon-a-ka-krize-humanitare-ne-veri/

https://kallxo.com/haradinaj-po-pergatitet-inskenimi-i-nje-katastrofe-humanitare-ne-veri/