Foto: Jetlir Zyberaj/Facebook

Kandidati i AKR-së për deputet premton zhvillim për Rahovecin

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës Kosova e Re (AKR), Jetlir Zyberaj ka premtuar në Rahovec se kësaj komune do t’i garantohet zhvillimi dhe ndërtimi.

Zberaj ka shtuar se kanë eksperiencë që të trajtojnë problemet.

“Me vizionin e shtet-ndërtimit, Rahovecit dhe anadrinisë, i garantohet zhvillim, ndërtim me shije perëndimore dhe dinjitet. Ne kemi eksperiencën e duhur që Kosovën ta nxjerrim nga qorrsokaku i trajtimit të problemeve artificiale”, ka shkruar ai në Facebook.

AKR-ja në zgjedhjet e 14 shkurtit garon në listën e LDK-së.