‘Mallkimi’ Opozitar

Partitë opozitare patën sot një ditë të vështirë.

Një ditë para protestës për të cilën u angazhuan tash e një muaj, ata u detyruan të dalin para gazetarëve për ta shpallur shtyrjen e saj “për një datë të pacaktuar”.

Veprimi opozitar në Kosovë nuk është i lehtë.

Një vit e gjysmë më parë, AAK dhe NISMA u bënë bashkë me LDK-në për t’i bërë ballë PDK-së që kishte dalë më e votuara në zgjedhjet e qershorit të vitit 2014.

Por blloku i atëhershëm u ça pasi që Isa Mustafa e dërgoi LDK-në në koalicion qeveritar me PDK-në e Hashim Thaçit.