Lirohet Personi që Sulmoi Albin Kurtin

Personi që sulmoi me vezë ish-kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, është liruar në procedurë të rregullt.

Lajmin për lirimin e personit që me vezë e qëlloi deputetin Kurti e konfirmoi për KALLXO.com e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për prishje të rendit dhe qetësisë publike dhe në konsultim me prokurorin e rastit, ky rast shkon në procedurë të rregullt”, tha Hoxha.

Sulmet me vezë në shenjë proteste i kanë nisur pikërisht deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje. Shënjestra e parë e sulmit të tillë ka qenë kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Më pas, disa persona publikë, ndër të cilët edhe ministrat Hajredin Kuçi, Memli Krasniqi, Arban Abrashi, zëvendësministri Petrit Selimi, si dhe këshilltari i kryeministrit, Bajram Gecaj,  ishin sulmuar me vezë.

Albin Kurti ishte politikani i parë nga radhët e opozitës që u përball me një sulm të tillë. E kjo ndodhi të premten në hyrje të Kuvendit të Kosovës.

http://kallxo.com/sulmohet-me-veze-albin-kurti-ne-oborr-te-kuvendit/

Ndonëse Kuvendi i Kosovës ishte nën masa të rrepta sigurie, dy persona gjuajtën me vezë në drejtim të Kurtit, ndërsa edhe pse  Kuvendi ishte pothuajse i rrethuar nga forcat e policisë, vetëm njëri nga të dyshuarit u kap nga policia.

http://kallxo.com/arrestohet-i-dyshuari-per-sulm-me-veze-ndaj-albin-kurtit/ [interaction id=”56ca1ce78f0287d70a576f6a”]