Drejtori i policisë Nehat Thaçi | Foto: KALLXO.com

Lirohet Nehat Thaçi

Drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi është liruar nga paraburgimi pas më shumë se një muaji që nga arrestimi.

Lajmin për lirimin e tij e konfirmoi për KALLXO.com avokati i tij, Vladimir Gajiq.

“Është miratuar kërkesa jonë për lirimin e Nehat Thaçi nga paraburgimi. Ai tash është duke shkuar në shtëpi”, tha Gajiq.

Nehat Thaçi është arrestuar muajin e kaluar në pikën kufitare Kosovë- Serbi në Dheun e Bardhë nën dyshimet për krime lufte.