Ilustrim - Vjedhje e veturës

Lipjan - Mërgimtarit ia vjedhin çantën

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Lipjan, i cili dyshohet se kishte vjedhur një çantë të një mërgimtari.

Sipas Policisë, për këtë rast janë dy të dyshuar por se kanë arritu të arrestojnë vetëm njërin.

“Me 15.07.2019 është arrestuar njëri nga të dyshuarit dhe gjatë kontrollimit të tij i janë gjetur dhe konfiskuar disa nga paratë në euro dhe franga zvicerane, ndërsa i dyshuari tjetër gjendet në arrati”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje thuhet se me vendim të prokurorit janë kontrolluar dy shtëpitë e të dyshuarve mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshimtë, ndërsa i dyshuar është dërguar në mbajtje.