DnK: Ligji e Kanuni për Shantazhet Ndaj Grave në Trashëgimi

Në edicionin e së premtes, emisioni “Drejtësia në Kosovë” sjell reportazhin për neglizhimin e të drejtave të grave në trashëgimi.

Pleqnarë të kanunit dhe ekspertë ligjorë flasim për nevojat e domosdoshme të ndryshimit të Ligjit të Trashëgimisë dhe rregullimit të një rendi juridik në të cilin gratë janë të barabarta me burrat.

Çfarë përvojash ndajnë gratë të cilat kërkuan pasurinë nga vëllezërit? Me çfarë presionesh janë përballur  ato në momentin kur kërkuan të drejtën? Pse, sipas pleqnarëve, vëllezërit i shantazhojnë motrat  e tyre me pasurinë?

Në pjesën e dytë të emisionit, ‘Drejtësia në Kosovë’ sjell reportazhin për veprimet e fundit të prokurorisë në lirimin e pronave shoqërore të uzurpuara.

Në intervista ekskluzive Rrustem Rrukolli e Xhevat Sadriaj flasin për rastin e ‘Bab Club’ në Prishtinë.

Drejtësia në Kosovë transmetohet çdo të premte nga orën 21:20 dhe repriza të hënën në mesditë.