Foto: Facebook

Liderët kosovarë urojnë për votimin e emrit në Maqedoni

Pas votimi të mbrëmshëm në Kuvendin e Maqedonisë ku u vendos për emrin e ri të këtij shteti, liderët institucional të Kosovës kanë uruar qytetarët e Maqedonisë për këtë arritje.

Parlamenti i Maqedonisë votoi dje për ndryshimet kushtetuese i hapin rrugë ndryshimit të emrit të saj në Republika e Maqedonisë Veriore.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj  vlerëson se akti i djeshëm i deputetëve të Maqedonisë u ngrit mbi të kaluarën historike.

“Vizioni, guximi dhe pjekuria politike e lidershipit dhe popullit të Maqedonisë ishin vendimtare për t’u ngritur mbi të kaluarën jo të lehtë historike, dhe për t’i dhënë fund njërës prej mospajtimeve më të vështira në rajon. Orientimi euro-atlantik i shteteve të Ballkanit Perëndimor është jetik në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Për Haradinajn ky nuk është lajm i mirë vetëm për Maqedoninë por edhe për vendet e tjera të rajoni, përfshi edhe Kosovën.

Ndërsa, Krytari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka uruar Maqedoninë duke kërkuar që edhe vendet e tjera të Ballkanit perendimor të ndjekin rastin e Maqedonisë.

“Shembulli i tejkalimit të dallimeve në Maqedoni duhet të ndjekë të gjitha shtetet fqinje, që të punojnë sa më shumë në mbylljen e temave të hapura tash e disa vjet, e që vetëm sa e kanë stagnuar agjendën evropiane të vendeve tona”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Ndërsa zëvendëkryeministri Behgjet Pacolli shkruan se me këtë, tashmë Maqedonisë Veriore iu është hapur rruga për NATO e BE.

“Një arritje e jashtëzakonshme për Maqedoninë Veriore, ratifikimi i Marrëveshjes historike me Greqinë. Perspektiva e Maqedonisë Veriore në NATO dhe BE do të thotë siguri dhe stabilitet për gjithë rajonin”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Më herët edhe Presidenti Hashim Thaci uroi maqedonasit për këtë procedim përparë të cështjes së emrit dhe zgjidhjes së kontestit disa vjecar me Greqinë.

https://kallxo.com/thaci-maqedonia-nje-hap-me-afer-be-se-dhe-nato-se/?fbclid=IwAR1Xk0WV3A5cOuqmsB3c_d2y08DPShJsLsfXj2V7oesQqD-ubkZzEmeKmkA