Hetimet rreth vdekjes se gazetarit Jamal Khashoggi foto REL AFP

Liderët botërorë i quajnë ‘joadekuate’ deklaratat rreth vdekjes së Khashoggit

Liderët botërorë u bashkuan të shtunën për të shtyrë Arabinë Sauditë për të dhënë përgjigje rreth Jamal Khashoggit, pasi Riadi ka ndryshuar storien duke pranuar se gazetari ka vdekur dy javë më parë në konsullatën në Stamboll.

Gjermania e ka quajtur shpjegimin “joadekuat” dhe ka shtruar pyetjen nëse shtetet duhet t’i shesin armë Arabisë, përderisa Franca dhe Bashkimi Europian kanë kërkuar hetim të detajuar për të kuptuar të vërtetën.

Khashoggi ishte zhdukur më 2 tetor, pas hyrjes në konsullatën e Arabisë Sauditë në Stamboll, për të rregulluar disa dokumente për martesë.

Zyrtarët turq kanë deklaruar se kanë dyshime rreth vrasjes së tij nga agjentët saudit dhe se trupi i tij është prerë në pjesë.

Rasti Khashoggi ka shkaktuar reagime të mëdha në botë dhe ka vënë në pyetje bashkëpunimin politik dhe ekonomik në mes Perëndimit, SHBA-së dhe Arabisë Saudite. (REL)