Fotografia e Jamal Khashoggi gjatë një tubimi përkujtues.
Vrasja e gazetarit saudit: E fejuara e Jamal Khashoggit refuzon ofertën e faljes për familjen e vrasësit
E fejuara e gazetarit saudit Jamal Khashoggi ka thënë se “askush nuk ka të drejtë t’i falë vrasësit e tij” pasi që djali i tij tha se i kishte falur ata, raporton BBC
Khashoggi, një kritik i qeverisë Saudite, u vra brenda konsullatës Saudite në Stamboll të Turqisë, në vitin 2018.
Zyrtarët sauditë thonë se ky ishte një “operacion mashtrues” jo i saksionuar nga shteti.
Kjo gjë është e dyshimtë në nivel global.
Khashoggi kishte shkruar për gazetën Washington Post dhe jetonte në ShBA.
Pasi kishte dyshime për zhdukjen e tij, autoritetet saudite përfundimisht pranuan se ai u vra në një operacion të zhvilluar nga një ekip i ngarkuar me detyrën e tij që të kthehej në vend.
Një raportues special i KB Agnes Callamard e etiketoi gjyqin saudit si “antitezë të drejtësisë” dhe nxiti një hetim të pavarur.