Foto: Rtv21

Lejohet Trajtimi i Pacientëve me Ilaçin që Shkatërron Qelizat e Kancerit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë leje për trajtimin e parë mjekësor për ri-disajnimin e sistemit të imunitetit të pacientëve me ilaçin, i cili sulmon vetë qelizat e kancerit, më saktë të leukemisë limfoblastike.

Shërbimi amerikan për medikamente dhe ushqim theksoi se ky vendim paraqet një moment historik për mjekësinë, e cila tani po hyn në një epokë të re, shkruan rtv21.tv.

Kompania farmaceutike, Novartis, kërkon 475 mijë dollarë për terapinë me të ashtuquajturin ilaç të gjallë, pas përdorimit tremujor të së cilit rreth 83 për qind e pacientëve shërohen nga kanceri i gjakut.

Ilaçi prodhohet për secilin pacient veç e veç nga rruazat e bardha të gjakut, të marra nga gjaku i tij, ndërsa qelizat më pas programohen gjenetikisht për të gjurmuar dhe sulmuar qelizat e kancerit.

Ilaçi i ri i përshtatet pacientit, për dallim nga ilaçet konvencionale, si kimioterapia apo operacionet.

Kjo terapi aktualisht është e miratuar vetëm për shërimin e fëmijëve dhe të rinjve nën 25 vjeç.

Pjesa më e madhe e pacientëve reagojnë normalisht ndaj terapisë, por ajo nuk është tërësisht e parrezikshme, ngase mund të shkaktoi sidromen e lirimit të citokinës./21Media