Shpallen fituesit e çmimit ‘Nobel’ për mjekësi për 2021  

David Julius dhe Ardem Patapoutian janë shpallur fitues të çmimit “Nobel” për mjekësi për 2021.

Sipas njoftimit të Komitetit të “Nobel”-it, dy shkencëtarët e morën këtë çmim për zbulimet e receptorëve për temperaturën dhe prekjen.

“Asambleja Nobel në Institutin Karolinska ka vendosur t’i japë çmimin ‘Nobel’ në fiziologji ose mjekësi 2021 David Julius dhe Ardem Patapoutian për zbulimet e tyre të receptorëve për temperaturën dhe prekjen”, thuhet njoftimin e “Nobelit”.

Çmimi “Nobel në fiziologji ose mjekësi jepet nga Asambleja “Nobel” në “Karolinska Institutet” në Stokholm të Suedisë.

Çmimi “Nobel” për mjekësi na nisur të ndahet nga viti 1901. Ndarja e çmimeve “Nobel” do të bëhet deri më 11 tetor 2021.