Vichai Srivaddhanaprabha - Foto: BBC

Leicester City konfirmon vdekjen e pronarit

Pronari i klubit të futbollit Leicester City ka vdekur në aksidentin e helikopterit të tij.

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi, raporton BBC.

Miliarderi Vichai Srivaddhanaprabha dhe katër persona kanë vdekur pas aksidentit të helikopterit, i cili u rrëzua në një parking veturash të shtunën në mbrëmje.

Helikopteri porsa ishte nisur nga qendra e stadiumit, rreth një orë pas ndeshjes së Leicesterit me West Ham United, e cila përfundoi me rezultat të barabartë 1-1, raporton BBC.