Foto: Leicester

Chelsea humb pas 18 viteve në shtëpi të vet nga Leicester City (Foto)

Leicester City ka shënuar një fitore historike ndaj Chelseas, me rezultat 1-0, në kuadër të xhiros së 18-të në Premierligë.

Fitorja e sotme e Leicesterit në ‘Stamford Bridge’ ishte pas 18 viteve.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi sulmuesi anglez Jamie Vardy në minutën e 51’.

Pas kësaj humbje Chelsea mbetet ne vendin e katërt me pikë të njejta sa Arsenali me 37 pikë.