Leicester shënon fitore të lehtë ndaj Huddersfieldit (Foto)

Leicester City ka vazhduar me formën e mirë duke e mposhtur me rezultat të thellë 1-4, Huddersifeldin si mysafirë në kuadër të xhiros së 33-të në Premierligë.

“Dhelprat” e nisën mirë ndeshjen duke kaluar në epërsi në minutën e 24’ me Tielemansin.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 0-1.

Në pjesën e dytë u shënuan edhe katër gola.

Fillimisht Jamie Vardy e dyfishoi epërsinë në minutën e 48‘.

Huddersfield e ngushtoi epërsinë me Mooy në minutën e 52’.

Maddison e shënoi golin e tretë të Leicesterit në minutën e 79’.

Për rezultatin përfundimtar u përkujdes anglezi Jamie Vardy në minutën e 48‘.

Pas kësaj fitoreje Leicesteri pozicionohet në vendin e shtatë me 47 pikë.

do