Lajçak pas takimit me Bislimin: Dialogu është politik, s’ka asgjë teknike

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se gjithçka në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë politike dhe se asgjë s’ka teknike.

Lajçak i ka bërë këto deklarime pas takimit më zëvendëskryeministrin për dialog, Besnik Bislimin.

“E mirëprita Besnik Bislimin, zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës për diskutime sot para takimit të dialogut në nivelin e kryenegociatorëve nesër. Gjithçka në bisedimet mbi normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është  politike, asgjë s’është teknike”, ka shkruar Lajçak në twitter.