Kuvendi miraton projektligjin për të ardhurat e korporatave

Pas shumë diskutimesh dhe pas shumë herësh hedhje në votim, Kuvendi i Kosovës ka arritur që në seancën e sotme të jashtëzakonshme të miratoj Projektligjit në të ardhurat e korporatave.

Me 74 vota për, asnjë kundër, dy abstenime, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Projektligjit në të ardhurat e korporatave.

Ndërsa  me 79 vota për asnjë votë kundër dhe me asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës ka votuar amendamentin e 5-të të propozuar nga deputeti Bekim Haxhiu pa përkrahje të Komisionit funksional.

Kjo është hera e 4-të që ky projektligj është hedhur në votim, mirëpo nuk kishte arritur ti marrë votat e deputetëve.

https://kallxo.com/komiteti-olimpik-pse-duhet-votuar-sot-ligji-per-tatimin-ne-te-hyra-ne-korporata/