Kusari-Lila: Harrojini Korporatat!

Kryetarja e Komunës së Gjakovës Mimoza Kusari Lila ua ka bërë të qartë qytetarëve të Gjakovës se idetë për korporata të mëdha në qytetin e tyre i përkasin të kaluarës.

Duke folur në takimin e thirrur nga Drejtoria për Ekonomi e Komunës së Gjakovës, e ku do të diskutohej skema e ndarjes së subvencioneve, Kusari-Lila foli për planet që në Gjakovë të zhvillohen bizneset e vogla dhe të mesme.

“Ditët e zhvillimit të korporatave me mijëra punëtorë tashmë i përkasin të kaluarës, prandaj idetë inovative për biznese të vogla dhe të mesme janë zgjidhja dhe mundësia më e mirë për zhvillimin ekonomik të komunës sonë si dhe për krijimin e vendeve e të reja të punës”, ka thënë ajo.

Kryetarja kumtoi lajmin se për subvencionimin e bizneseve të vogla dhe të mesme do të ndahen 70 mijë euro, ndërsa bizneset mund të fitojnë prej 3 deri 5 mijë euro.

Në kriteret e aplikimit Komuna ka paraparë që bizneset e favorizuara për të marrë subvencione do të jenë bizneset të cilat kanë projektet me bashkëpunimin ndërkufitar, zejet tradicionale, si dhe projektet e ndërmarrjeve të drejtuara nga gratë dhe të rinjtë.

Gjakove2 Gjakove3