Sami Kurteshi, VV, Gjilan. Foto: Kallxo.com

Kurteshi: Tema kryesore e dialogut duhet të jetë ajo e personave të pagjetur

Deputeti i Vetëvendosjes, Sami Kurteshi në seancën e jashtëzakonshme ku po diskutohet për personat e pagjetur, tha se kjo temë duhet të jetë kryesorja në bisedimet Kosovë-Serbi.

“Qeveria e Kosovës duhet të radhitë si temë kryesore [bisedimet Kosovë-Serbi] këtë të personave të zhdukur me forcë dhe atyre të pagjetur”, tha ai.

Kurteshi tha se nuk do të flas me emocion ngase ka shumë njerëz që janë më të prekur se ai.

Ai tha se krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë janë t ngjashme me ato n Kroaci dhe Bosnje, me theks të veçante sa i përket çështjes së personave të pagjetur.

“Kjo është përvojë kriminale e kopjuar nga puqet kriminale në Amerikën e Jugut ne viteve 60-70të, ku zhdukja me forcë ishte mënyra më e rëndë e frikësimit dhe përzënies së njerëzve nga vatrat e tyre që kundërshtonin regjimet ushtarake”.