Ilustrim

Kubë: Rrëzohet aeroplani me 104 pasagjerë

Mediat kubaneze bëjnë të ditur se është rrëzuar një aeroplan Boeing 737, në fluturimin nga aeroporti ndërkombëtar “Jose Marti” në Havana, me 104 pasagjerë. Ende nuk dihet nëse ka viktima.

Televizioni shtetërorë kuban thotë se aeroplani ishte drejtuar në qytetin lindor të Holguinit.

Aeroplani ishte marrë me qira nga kompania shtetërore “Cubana”, e cila ka hequr jashtë përdorimit disa nga aeroplanët e saj muajt e fundit, për shkak të problemeve mekanike.