Guantanamo, foto/Reuters

SHBA liron të burgosurin më të vjetër në Guantanamo

I burgosuri më i vjetër i Guantanamos është liruar për në vendin e tij, Pakistan, pas gati dy dekadash.

Saifullah Paracha, 75 vjeç, u arrestua dy vjet pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 në SHBA dhe u akuzua si simpatizant i Al-Kaedës.

Paracha dyshohej për financimin e grupit xhihadist.

Burgu ushtarak amerikan në Kubë dikur strehonte qindra militantë të dyshuar të kapur pas sulmeve.

“Z. Saif Ullah Paracha, shtetas pakistanez, i cili u ndalua në Gjirin e Guantanamos, është liruar dhe ka arritur në Pakistan të shtunën, 29 tetor 2022” – tha Ministria e Jashtme e Pakistanit.

Paracha u kap në korrik 2003 në Tajlandë pas një operacioni të ashpër nga FBI Amerikane (Byroja Federale e Hetimeve).

Paracha, i cili studioi në SHBA, u akuzua nga autoritetet amerikane se kishte kontakte me disa nga figurat më të larta të grupit, duke përfshirë udhëheqësin e tij Osama bin Laden dhe Khalid Sheikh Mohammed.

Pas 14 muajsh në një burg ushtarak amerikan në Bagram, Afganistan, ai u transferua në Guantanamo.

Burgu sekret ushtarak amerikan është përdorur për të mbajtur atë që Amerika e përshkruan si luftëtarë të paligjshëm të kapur gjatë “luftës së saj kundër terrorit”./BBC