Kryeministri uron SHBA-të për Ditën e Falënderimeve

Me rastin e Ditës së Falënderimeve, kryeministri Ramush Haradinaj ka uruar Ambasadën e SHBA-së në Kosovës, stafit diplomatik dhe prezencës ushtarake amerikane në vendin tonë.

“Njëkohësisht, uroj popullin dhe Qeverinë e Shteteve të Bashkuara, duke ua përcjellë edhe në këtë ditë të shënuar, konsideratën e thellë të popullit dhe Qeverisë së Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në postimin e tij në facebook.

Ai tutje ka shkruar se në  këtë festë tradicionale, amerikanët vlerësojnë atë që kanë dhe atë që ndajnë, bekimet dhe mirësinë, me miqtë dhe familjen.

“Kosova është e bekuar për miqësinë e përhershme me Amerikën dhe thellësisht mirënjohëse për gjithë atë që SHBA dhe populli amerikan kanë bërë dhe po bëjnë për vendin tonë”, ka përfunduar Haradinaj.