Pamje nga selia e Komisionit Evropian në Bruksel - Foto: REL/Reuters

Krerët e shtetit urojnë për vendimin pozitiv të BE-së për vizat

Liderët dhe krerët e shtetit përmes Facebook-ut kanë njoftuar se rekomandimi për vizat është pozitiv.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka njoftuar përmes Facebook-ut se Kosova ka marrë rekomandimin pozitiv që i hap rrugë liberalizimit të vizave.

“Populli i Kosovës me shumë arsye i gëzohet sot rekomandimit pozitiv të Komisionit Europian për lëvizje të lirë në vendet e BE-së, duke u vlerësuar i barabartë me të gjithë qytetarët tjerë të rajonit dhe ata europian”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ndërsa urimi nuk ka munguar as nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

“Komisioni Europian rekomandon liberalizimin e vizave për qytetarët tanë. E kemi pritur këtë vlerësim dhe e kemi merituar këtë vendim. Kemi bërë përparim të madh, një punë të jashtëzakonshme, por angazhimi ynë në rrugën europiane duhet të vazhdojë edhe më tutje”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Sipas tij, tani kjo çështje i takon BE-së për t’ia dhënë lejen qytetarëve.

Edhe zëvendës kryeministri Behgjet Pacolli ka uruar qytetarët.

“Raporti i UE është pozitiv, urime qytetarëve të Kosovës!”, ka shkruar Pacolli në Facebook