Foto: FFK

Kosova Fiton me Golin e Zhegrovës

Kosova ka fituar miqësoren e parë nën urdhrat e trajnerit zviceran Bernard Challandes në përballjen me Madagascar-in.

Golin për Kosovën që më pas doli të jetë i fitores, e shënoi në minutën e 48 Edon Zhegrova, lojtari i Gentit belg që zhvilloi ndeshjen e parë me përfaqësuesen.

Në pjesën e parë Madagascari humbi penalltinë, ndërsa Kosovës iu anuluan dy gola, nga një në të dy pjesët.

Kosova më 27 mars do të ndeshet me Burkina Fason.