Mbledhja e KGJK-së dhe KPK-së | Foto: KGJK

KGJK nesër mban zgjedhjet për Kryesues

Nesër në mbledhjen e 213, Këshilli Gjyqësor i Kosovës pritet ta zgjedh kryesuesin e saj për tre vitet e ardhshme.

Sipas informatave që KALLXO.com i posedon, kësaj pozite ia kanë mësyrë dy persona.

Nehat Idrizi, kryetari aktual i Këshillit Gjyqësor synon që të vazhdoj të mbetet në krye të këtij institucioni edhe për tre vite, ndërsa kundërkandidat i tij është paraqitur Skender Çoçaj.

Skender Çoçaj është gjyqtar i krimeve të renda në Gjykatën e Prizrenit dhe anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Mbledhja pritet të filloje nesër në ora 13:30, me që rast KGJK-ja, ka ftuar mediat për përcjelljen e këtij aktiviteti.