Këshilli Shtetëror i Cilësisë tërheq akreditimin e 63 programeve të kolegjeve private

Këshilli Shtetëror i Cilësisë i Agjencisë së Kosovës për Akreditim, në mbledhjen e fundit shqyrtuan programet e suspenduara të Bartësve Privat të Arsimit të Lartë për plotësimin e kritereve lidhur me stafin akademik të programeve për programet e studimit ashtu siç është e përcaktuar me Udhëzimin Administrativ për Akreditim të institucioneve të arsimit të lartë.

Pas trajtimit të gjendjes së stafit akademik dhe programeve të paraqitura nga 14 universitete private, mori vendim për tërheqjen e akreditimit për 63 programe studimore të cilat nuk plotësojnë kriteret e parapara sipas Udhëzimit Administrativ për Akreditim dhe legjislacionit në fuqi.

KSHC njofton institucionet e arsimit të lartë se në muajin shtator të këtij viti, do të verifikojë dhe shqyrtojë angazhimin e gjithë stafit akademik të programeve të studimit, për programet që kanë akreditim.

KSHC njofton se të gjitha programet e studimit, do të trajtohen në përputhje me kriteret e përcaktuara me Udhëzimin Administrativ për Akreditimin të institucioneve të arsimit të lartë, Neni 26, Pika; 5.3.4, i cili përcakton:

“Për çdo 60 ECTS kredi të programit të studimit, institucioni duhet të ketë të paktën një (1) staf me marrëdhënie të rregullt të punës me titull PhD apo titull të barasvlershëm artistik nga fusha e programit të studimeve.”

KSHC po ashtu diskutoi komentet e paraqitura lidhur me Manualin e Akreditimit si dhe aprovoi standardet dhe udhëzuesit e rijnë të AKA-së.

Listën e programeve të cilave iu është hequr akreditimi mund ta gjeni KËTU.