Keniasit Ngadhënjejnë në Gjysmëmaratonë

Në mesin e personaliteteve që e kanë përfunduar gjysmëmaratonën e sotme të Prishtinës ishte edhe kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila.

Ndërsa, në këtë garë ka marrë pjesë edhe prokurorja speciale Drita Hajdari, e cila e ka përfunduar shtegun pesëkilometërsh.

Në një prononcim për KALLXO.com, prokurorja tha se nuk është hera e saj e parë që po merr pjesë në këtë gjysmëmaratonë. Me shaka ajo tha se prokurorët nuk janë vetëm për arrestime.

Marathon 004

11:53

Keniasi Joel Maina Mwangi është garuesi që ka përfunduar i pari gjysmëmaratonën e Prishtinës në konkurrencën e meshkujve.

Mwangi tregoi se kjo është hera e tij e tretë që garon në Kosovës.

Sa i përket gjysmëmaratonës së sotme ai tha se ishte më e vështirë për shkak të temperaturës.

Joel Maina Mwangi tha se ndihet shumë mirë në Kosovë dhe se do të marrë pjesë edhe vitin tjetër.

Ndërsa, në konkurrencën e femrave ka ngadhënjyer Biwott Gladys Jepkuruji.

11:23

Në Prishtinë ka nisur gjysmëmaratona, e cila organizohet nga Federata e Atletikës së Kosovës, Ministria për Kulturë Rini dhe Sport dhe Drejtoria për Sport dhe Rini e Komunës së Prishtinës.

Në këtë garë, e pesëmbëdhjeta me radhë, sipas kryetarit të Federatës së Atletikës, Halil Sylejmani, janë duke marrë pjesë rreth 1,400 garues.

Sipas organizatorëve, kjo garë do të simbolizojë vlerat e paqes, tolerancës, bashkëjetesës dhe përsosmërisë së sportit.

Të gjithë ata garues që e përfundojnë garën do të shpërblehen me certifikata, me emrin dhe rezultatin e vrapimit të tyre.

Çmim i konsiderueshëm, që në vlerë totale është 13.000 €, do t’i dhurohet garuesve më të mirë në kategorinë e seniorëve, tre në kategorinë e veteranëve, tre garuesve të vrapimit 5 km dhe tre garuesve me aftësi të kufizuara.

Të gjitha kategoritë e cekura shpërblimet do të ndahen në dy gjinitë (meshkuj dhe femra).

Marathon 001 Marathon 002 Marathon 003