Kryetari i Federatës se Atletikës lirohet nga akuza - VIDEO

Kryetari i Federatës së Atletikës së Kosovës, Halil Sylejmani shpallet i pafajshëm nga Gjykata e Prishtinës. Syljemani akuzohej për moslajmërim të veprës penale.

Trupi gjykues me përbërje nga Suzana Çerkini dhe anëtarët Shpresa Hyseni dhe Isuf Makolli ishin gjyqtarët që dhanë vendimin për lirimin e tij.

Akuza ndaj tij erdhi pasi në qershor të vitit 2015, Ministria e Kulturës kishte nënshkruar një memorandum për të ndihmuar financiarisht Federatën e Atletikës dhe sporteve në vlerë prej 6,522.00 euro të cilat mjete kanë qenë të destinuara për Klubin “Rogana” nga Kamenica për zhvillimin e garave sportive në Belgjikë.

Fatlum Graiçevci dhe Abdurrahman Shkodra edhe pse kanë qenë në dijeni që shpenzimet për këtë projekt janë mbuluar nga një bashkatdhetarë, kanë përpiluar raporte të rrejshme duke përdorur si dëshmi mbi shpenzimet me fatura fiktive, me qëllim që këto mjete të mos kthehen në Ministrinë e Kulturës dhe Sportit por të mbesin në Federatën e Atletikës së Kosovës.

Ndërsa Kryetari i Federatës së Atletikës në Kosovë, Halil Sylejmani, akuzohej se nuk e ka lajmëruar veprën penale edhe pse ka qenë në dijeni për të.

Dy të akuzuarit tjerë Fatlum Graiçevci dhe Abdurrahman Shkodra kishin pranuar fajësinë përderisa Halil Sylejmani ishte deklaruar si i pafajshëm.

https://kallxo.com/kryetar-i-akuzuar-i-federates-se-atletikes-nje-jave-mund-te-flas-per-nencmimin-qe-me-ka-bere-prokuroria/

.