KEDS rregullon në afat rekord prishjet në rrjet të shkaktuara nga stuhia e djeshme

Të reshurat, stuhia, erërat dhe presionet atmosferike që shkaktuan dëme te mëdha gjate ditës se djeshme dhe vazhdojnë edhe sot në disa zona, nuk kursyen as rrjetin e energjisë elektrike, njofton KEDS përmes një komunikate.

Në komunikatë thuhet se ekipe të shtuara të KEDS, rreth 300 punëtorë me makineri shtesë, kanë treguar rezultate të mrekullueshme kundrejt rregullimit të shumë prishjeve që u shkaktuan nga erërat e forta dhe të reshurat atmosferike.

“Në afat të shkurtë kohor, gjendja tanimë është përmirësuar pothuajse në gjithë vendin. Sipas informatave të ekipeve në terren, falë përkushtimit dhe punës së pandërprerë deri në orët e vona të natës së kaluar dhe duke vazhduar edhe sot, në kushte jashtëzakonisht të rënda, ne një terren jo të përshtatshëm, KEDS ka arritur që të rregullojë pothuajse të gjitha prishjet”, thuhet në komunikatë.

Theksohet se varësisht nga niveli dhe lloji i prishjes, disa nga prishjet kanë marrë më shumë kohë për t’u rregulluar e disa janë rregulluar më shpejtë./21Media