Katër të Lënduar në Fabrikën e Djegur

Lajmin për këto lëndime e dha Basri Shabani nga Policia e Kosovës në këtë qytet.

“Raportet e e para nga terreni flasin për katër persona të lënduar, (tre punëtorë të fabrikës dhe një zjarrfikës). Sipas mjekëve të Repartit të Urgjencës të Spitalit të Ferizajt, të lënduarit kanë lëndime të lehta, kryesisht djegie në pjesën e duarve, ndërsa njëri nga ta( zjarrfikësi) është dërguar në QKUK në Prishtinë,” tha Shabani.

fabrika 3 fabrika 1

fabrika

Ai tregoi se zjarri në fabrikë shpërtheu pas orës  9:00 të mëngjesit, ndërsa sipas tij nga ky zjarr nuk u përfhinë edhe objekte tjera, pasi fabrika ishte e veçuar.

“Sot rreth orës 09:10 minuta, policia ne Ferizaj është njoftuar për një incident zjarri në fabrikën e këpucëve, “Geris”, e cila ndodhet, përbri magjistrales Ferizaj-Prishtinë, ndërmjet fshatit Prelez dhe qytetit të Ferizajt,” tha Shabani.

Shabani tha se dëmet materiale janë shumë të mëdha.

“Hetuesit policorë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe janë duke punuar në zbardhjen e shkaqeve të zjarrit në të cilën është përfshirë fabrika e këpucëve ‘Geris’,” tha Shabani.

Fabrika kishte 200 të punësuar, ndërsa shkaqet e zjarrit ende nuk dihen

fabrika 7 fabrika 6 fabrika 5