Foto: Ilustrim

Kaplohet nga zjarri një shtëpi në Gjakovë  

Policia e Kosovës thotë se një person nga fshati Ujz i Gjakovës ka njoftuar policin për një djegie të shtëpisë se vëllait të tij që gjendet jashtë vendit.

Sipas policisë, ankuesi në një dhomë ishte djegur një televizor dhe një tavolinë.

Policia thotë se rasti është nën hetime dhe se shkaqet e zjarrit nuk dihen.

Rasti ka ndodhur rreth orës 22:30.