Kampioni europian i boksit viziton Komunën e Junikut

Kampioni europian i boksit, junikasi Robin Haxhi Krasniqi, sot gjatë ditës ka vizituar Komunën e Junikut.

Komuna e Junikut sot ishte nikoqire e kampionit europian të boksit, Robin Haxhi Krasniqit, i cili ishte i shoqëruar së bashku me trajnerin e tij, Sepp Maurer.

“Komuna e Junikut sot kishte nderit qe ta ketë për vizitë kampionin evropian te boksit , kampionin Junikas ne shume kategori te boksit Robin Haxhi Krasniqi. Gjithashtu nder për komunën tonë ishte edhe vizita e trajnerit te tij z. SEPP MAURER të cilin ne si komune e falënderojmë qe vizitoj vendlindjen e boksierit tone, njëherë e falënderojmë edhe për angazhimin e tij profesional që po ndikon në suksesin e boksierit tone”, thuhet në njoftimin e Komunës se Junikut.

Kampioni europian i boksi, Robin Haxhi Krasniqi, po qëndron në vendlindjen e tij në Junik, së bashku me të fejuarën e tij, Heidi Lushtaku dhe trajnerin e boksit, Sepp Maurer.