Foto: Kallxo.com

‘Kafja turke’ nxit debat për përdorimin e gjuhëve në Prizren

Ditën e diel në Prizren, në sheshin  Shatërvan, ishte vendosur një tendë e vogël e bardhë, në të cilën qytetarët mund të shëbeheshin me kafe turke.

Tenda e bardhë kishte një mbrishkrim me llogon e Komunës së Prizrenit, dhe në 3 gjuhë kishte të shkruar “Një Kafe Turke” duke filluar nga gjuha turke, pastaj ajo shqipe e serbe.

Ehat Oreshka, Drejtor për Kulturë Rini e Sport në komunën e Prizrenit, kishte publikuar disa foto në llogarinë e tij në Facebook, teksa po i bënte një vizitë  kësaj tende, me komentin “Prizrenit, shtohet edhe një aktivitet. Një kafe turke në Prizren”.

Kjo kishte ngjallur edhe ragime nga subjektet politike në Prizren, dhe reagimin e anëtarëve të Asamblesë Komunale Prizren.

Ishte Ilir Baldedaj, kuvendar nga radhët e Aak-së, i cili në llogarinë e tij në Facebook, e kishte vlerësuar si skandaloze atë që po ndodhte.

“Skandal pas skandali Mytaher Haskuka gjuhën shqipe e zbriti në gjuhë të dytë zyrtare të Komunës”,shkroi Baldedaj.

Baldedaj ka ftuar Haskukën ta shkarkojë drejtorin Ehat Oreshka,

“Mytaher Haskuka urgjentisht duhet ta shkarkojë Drejtorin e Kulturës Rinisë dhe Sportit. Nëse nuk e bën, atëherë ai e ka urdhëruar drejtorin e Kulturës që gjuhën shqipe ta bëjë gjuhë të dytën zyrtare”, tha Baldedaj.

Komuna e Prizrenit, në një njoftim të  lëshuar për publikun tha se nuk është organizatore e këtij aktiviteti dhe projekti është vetëm përfitues nga kategoria e subvencioneve për kulturë dhe rini.

“Shkaku i përdorimit të llogos komunale në ballinë ka krijuar përshtypjen kinse aktiviteti ishte i organizuar nga Komuna e Prizrenit. Por, pavarësisht se aktiviteti është subvencionuar nga Komuna, kjo nuk i jep të drejtë organizatorëve ta përdorin llogon e Komunës pa autorizim”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Për këtë arsye, organizatorëve u është bërë kërkesë nga ana e Komunës së Prizrenit, që të hiqet llogoja e vendosur në ballinë të tendës.

Edhe PDK-ja Dega në Prizren ka reaguar ndaj këtij organizimi në Kounën e Prizrenit.

“Qeverisja komunale e Prizrenit ka bërë skandalin e radhës ku në qytetin ku jetojmë mbi 90 % është shumicë shqiptare, përmes këtij skandali gjuha jonë shqipe përbuzet, duke u vendosur si gjuhë dytësore”, thuhet në reagimin e PDK-së në opozitë.

“Nuk po e dijmë se apo jetojmë në Turqi apo në Kosovë, ku me veprimet e tilla të sotme nga të paditurit, ja humbin edhe vlerat qytetit tonë”, vijon reagimi.

Gjithashtu edhe kryesia e PDK-së në Prizren kërkon shkarkimin urgjent të drejtori  Ehat Oreshka.

Deri më tani ende nuk ka pasur ragim publik nga ana e Krytarit të Prizrenit Mytaher Haskuka, por sqarimit për publikun që e ka bërë Komuna e Prizrenit, në llogarinë në Facebook.