Jean-Claude Juncker - Foto: REL/Reuters

Juncker: Të Gjitha Kontestet Kufitare në Ballkan Duhet të Zgjidhen

“Pranimi në Bashkimin Europian nuk është gjë e lehtë”, ka thënë sot presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker.

Duke folur në seancën plenare të Parlamentit Europian në Strasburg, Juncker theksoi se “dëshiron t’u tregojë shteteve në Ballkan se cilat janë pritjet” e Bashkimit Europian nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në këtë kuadër ai theksoi:

“Hyrja në Bashkimin Europian nuk është gjë e lehtë. Ajo nuk bie nga qielli. Duhet të punohet për këtë gjë. Po ashtu, dëshiroj të them në mënyrën më miqësore: të gjitha kontestet kufitare, të cilat ekzistojnë ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, duhet të zgjidhen para anëtarësimit”, tha Jean-Claude Juncker, i cili në fund të muajit shkurt dhe fillim të marsit e viziton rajonin e Ballkanit Perëndimor. (REL)