Osmani takohet me kryeminstrin suedez: Do të punojmë ngushtë për avansimin e integrimit europian të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me kryeministrin suedez, Ulf Kristersson.

Osmani ndodhet në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Presidentja shkruan në platformën ‘X’ se ka informuar Kristerssonin rreth zhvillimeve të fundit në rajon.

“Do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me Suedinë për të avansuar integrimin europian të vendit tonë”- ka theksuar ajo.