Investimet në Drejtësi

Në “Jeta në Kosovë” do të mësoni se a ka vërtet probleme me ajër, me nxemje, me ftohje dhe me lifta në këtë pallat. Do ta kuptoni edhe kush është fajtori për problemet e tilla të mundshme.

Gjatë emisionit, Jeta Xharra do ta provojë funksionimin e sistemit të ajrosjes në zyrën e kreut të Gjykatës Themelore në Prishtinë Hamdi Ibrahimit, duke nxitur një debat të ashpër me të.

Ibrahimi në “Jeta në Kosovë” zgjidhjen e ankesave të punonjësve të pallatit e sheh te vendosja e dritareve në secilën prej zyrave të tij të punës.

Punën e hapjes së dritareve në pallat Ibrahimi ia kishte përmendur edhe ministrit të Administratës Publike Mahir Yagcilar, gjatë takimit me të në maj.

Për problemet teknike në Pallat të Drejtësisë KALLXO.com raportoi në vazhdimësi.

http://kallxo.com/alivanoset-nje-punetore-ne-pallatin-e-drejtesise/

http://kallxo.com/vazhdon-protesta-per-oksigjen/

http://kallxo.com/serish-prishet-ashensori/