Edi Rama

Jep Dorëheqje Kryetari i Shërbimit Informativ Shtetëror të Shqipërisë

Kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika ka dhënë dorëheqjen paraditen e të hënës, ndërkohë që kryeministri Edi Rama në një takim me kreun e shtetit, Ilir Meta, ka propozuar emrin e zëvendësit të tij, Helidon Bendon.

Visho Ajazi Lika ka dorëzuar kërkesën e dorëheqjes para kreut të shtetit Ilir Meta.

Ai mbante këtë detyrë prej pesë vitesh, që në gusht të 2012, duke zëvendësuar në këtë post Bahri Shaqirin.

Ky është njoftimi zyrtar i Kryeministrisë: “Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim 30 minutësh me Presidentin e Republikës, ku paraqiti propozimin për lirim të Drejtorit të Shërbimit Informativ, Visho Ajazi, dhe emërim në këtë detyrë të zv.drejtorit të Shërbimit Informativ, Helidon Bendo. Propozimi i kryeministrit për lirim dhe emërim në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror erdhi pas dorëheqjes nga detyra të drejtorit të këtij shërbimi, të cilën kryetari i Qeverisë e mirëpriti duke e falënderuar Visho Ajazi për kontributin e tij”. /21Media