Ish-Togeri i Notonte Anëtarët e Njësitit

Prokurori i EULEX-it Drew Engel gjatë marrjes në pyetje të Sinanit, tha se ai nuk u ka vendosur nota negative anëtarëve të njësitit të tij. Sinani tregoi se notat për anëtarët ishin nga 1 deri në 5, ndërsa notat maksimale dhe minimale ishte vështirë të liheshin.

“Nëse dikush merr notën 1 atëherë ai ose largohet nga puna ose e ndërron njësitin, është po ashtu shumë e vështirë të merret nota 5 dhe si për notën e ulët si për notën maksimale duhet të bëhet një arsyetim shumë i bazuar sepse kontrollohen nga shkallët më të larta të policisë,” tha Sinani.

I akuzuari u pyet nëse anëtarët e njësitit të tij kishin probleme me ligjin.

“Unë nuk e di nëse ndonjë anëtar i Policisë së Kosovës është me vepra penale,” u përgjigj Sinani.

Ish-togeri i akuzuar drejtonte Njësitin Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore në Rajonin e Ferizajt, ndërsa në të punonin edhe Enver Ademi, Nazim Osmani, Valdete Hyseni, Besim Shabani dhe reshteri Bashkim Gashi.

Besim Shabani, njëri nga këta anëtarë u dënua për shpërdorim detyre me 5 vjet burg nga Gjykata Themelore në Ferizaj, pasi e pranoi fajësinë.

Menderes Sinani tha se “çdo dokument që ka hyrë dhe ka dalë nga zyra ime është dashur të protokollohet dhe më pas nënshkruhet nga drejtori i drejtorisë,”.

Ai tregoi edhe si punohet në polici. “Kemi kontakte të rregullta me drejtorinë rajonale, raportimet ne i bëjmë në drejtori, e drejtoria i drejtohet shtabit të përgjithshëm”.

Sinani e pranoi se zyrës së tij ka ndodhur t’i kthehen dokumente për përmirësim nga strukturat më të larta të policisë.

“Kur dokumentet që ne si njësit i kemi dërguar në drejtori, ka ndodhur që të na kthehen për përmirësim në rastet kur nuk ka qenë diçka në rregull,” tha Sinani.

Prokurori kërkoi të dijë se si bëhet intervistomi i viktimave të trafikimit dhe a ka marrë pjesë Sinani në intervistime të tilla.

Sinani tha se nuk ishte e domosdoshme që ai të merrte pjesë në intervisstime të viktimave, pasi sipas tij këtë punë e kryenin hetuesit, ndërsa viktimat intervistoheshin në prani të mbrojtësve të viktimave të caktuar sipas detyrës zyrtare.

Ai deklaroi se viktimat e trafikimit bisedojnë të patrazuara me mbrojtësit e tyre.

Sinani shtoi se viktimat e trafikimit bisedojnë me mbrojtësit e viktimave në vende ku nuk pengohen nga askush, “Mbrojtësit e viktimave bisedojnë me viktimat në dhomat e viktimave që i kemi në stacion, ose ne i lirojmë zyrat në mënyrë që të mos  dëgjojmë,” tha i akuzuari Sinani.

Sinani mohoi se ka marrë pjesë në intervistimin e viktimave që sipas policisë i kishte trafikuar i dëmtuari i këtij procesi Bidajet Sylejmani.

“Te rasti i Bidajetit kur janë intervistuar viktimat unë nuk kam qenë i pranishëm në stacion policor dhe nuk e kam ditë nëse ndonjë zyrtar policor i ka intervistuar ato,” tha Sinani.

Prokurori kërkoj informata edhe më mënyrën se si bëhet intervistimi i viktimave të trafikimit dhe se a ka marrur pjesë vet i akuzuari në intervistat me viktimat, ai tha se nuk ka qenë e domosdoshme që unë të marrë pjesë në të sepse sipas tij këtë punë e kanë bërë hetuesit.

Ai tha dhe gjatë intervistimit së bashku me viktimat janë edhe mbrojtësit e viktimave sipas detyrës zyrtare.

Prokurori deshi të marrë vesh edhe për kohen e marrjes në pyetje të viktimave të supozuar që ishin sipas policisë viktima të trafikimit nga Bidajet Sylejmani dhe se a e di nëse ndonjë zyrtar policor i ka këshilluar ato për gjendjen faktike dhe se është bërë kjo para këshillimit të tyre më mbrojtësit e viktimave

Sinani tha “te rasti i Bidajetit kur janë intervistuar viktimat, unë nuk kam qenë i pranishëm në stacion policor dhe nuk e kam ditë nëse ndonjë zyrtar policor i ka intervistuar ato”

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës e ngarkon të akuzuarin Menderes Sinani për veprat penale shpërdorim i pozitës zyrtare, marrje e ryshfetit, ushtrim i ndikimit, shmangie nga pagesa e taksave të detyrueshme doganore, dhënie e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprës penale, moslajmërim i veprave penale apo kryesve të tyre dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Seanca e radhës është caktuar të enjten.

KALLXO.com ka bërë raportime të vazhdueshme për këtë rast.

http://kallxo.com/ish-togeri-i-akuzuar-asnjehere-skam-marre-dhurata/

http://kallxo.com/situata-te-tensionuara-ne-gjykimin-e-ish-policit/

http://kallxo.com/policet-deshmojne-ne-seance-per-kolegun-e-tyre/

http://kallxo.com/babai-i-te-demtuarit-deshmon-ne-gjykimin-e-policit/