Gjykata e Qarkut në Banja-Llukë - Foto: BIRN

Ish-Polici Serb i Bosnjës Dënohet për Vrasjen e një Civili

Gjykata e Qarkut në Banja-Llukë dënoi sot ish-policin Mladjen Vasiljeviq për krime kundër popullsisë civile në zonën e Ribnikut.

Sipas vendimit, Vasiljeviq, i shoqëruar nga Dragan Gariq, zëvendëskomandanti i policisë në Ribnik dhe në bashkëpunim me disa policë të tjerë, e transportuan viktimën Muso Muhedinoviq në fshatin Treskavac më 28 gusht 1992.

Vasiljeviq e kapi burrin nga shpatullat, e tërhoqi drejt fundit të rrugës dhe e qëlloi me disa plumba nga pas shpine nga një distancë e afërt, thuhej në vendim.

Trupi i Muhedinoviqit u gjet pas luftës.

Vendimi mund të apelohet në Gjykatën e Lartë të Republikës Srpska.