Njësi speciale të policisë së Kosovës | Foto: KALLXO.com

Inskenoi Vjedhjen, Arrestohet për Lajmërim të Rremë 

Sipas policisë, një 29 vjeçar me inicialet B. Z, kishte lajmëruar se nën kërcënimin e armës janë vjedhur 150 litra naftë dhe disa bateri gjeneratori nga katër persona.

Sipas njoftimit të policisë së rajonit të Ferizajt, hetimet e mëtejme kanë rezultuar me deklarimin si dhe pranimin në tërësi të inskenimit të grabitjes së bashku me një të dyshuar tjetër i cili ishte kolegu i tij.

Me vendim të prokurorit të shtetit rasti me procedurë të rregullt i kalon gjykatës përkatëse.