Takimi me strukturat e sigurisë | Foto: MPB

Hyseni: Trafikantët të mos Marrin Dënime Qesharake

“Ne duhet të mobilizohemi që trafikantët të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar dhe jo dënime qesharake siç kanë marr deri tash,” tha Hyseni, sipas një komunikate të lëshuar nga MPB-ja.

Ai edhe në Prishtinë, sikurse në komunat tjera si shqetësime përmendi trafikimin me qenie njerëzore dhe përdorimin e drogave te nxënësit e shkollave.

“Tregtarët me njerëz e ndjenjë veten pronarë të viktimave që trafikojnë. Sheshet e Kosovës janë të mbushura me lypsarë dhe mbrapa tyre qëndrojnë bosët. Ata vijnë nga jashtë Kosovës, ne nuk duhet t’i mbyllim sytë, por duhet ta luftojmë këtë dukuri,” bëri thirrje Hyseni.

Ministri informoi anëtarët e strukturave të sigurisë se mosha mesatare kur të rinjtë nisin përdorimin e drogave është prej 16-18 vjeç.

Edhe në Prishtinë Hyseni përsëriti se luftërave të huaja që një kohë nuk i është bashkuar asnjë kosovar.

“Që një vit s’ka pasur asnjë rast të shkuarjes së ndonjë kosovari në luftëra të huaja. Sot e kemi një gjendje në këtë fushë që mund të krenohemi, por assesi të ndjehemi komodë,” tha Hyseni.

Hyseni para Prishtinës vizitoi edhe rajone tjera të Kosovës ku foli për të njëjtat çështje.

http://kallxo.com/hyseni-narkotiket-dhe-trafikimi-shqetesues-per-kosoven/

http://kallxo.com/hyseni-angazhim-shoqeror-kunder-trafikimit/