Hoxhaj: Viti 2019 do të na sigurojë ulësen në OKB

Zëvendëskryeministri i Kosovës njëherësh edhe anëtar i Ekipit Negociator ka mirëpritur votimin e sotëm të Platofrmës për Delegacionin Shtetëror në Kuvendin e Kosovës.

Ai përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka shkruar se është një hap i rëndësishëm për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi që do të rezultojë me njohje.

“Një hap i rëndësishëm drejt vazhdimit të dialogut, i cili do të përfundojë me njohje të ndërsjellë dhe anëtarësim të Kosovës në OKB. Është jetike që të kemi konsensus të brendshëm dhe koordinim të plotë në mënyrë që pozicioni i Kosovës në tavolinën e negociatave të jetë sa më i fortë. Viti 2019 paraqet një momentum të mirë për arritjen e një marrëveshjeje historike që do të na mundësojë ta përmbyllim shtetndërtimin, me njohje e ulëse në OKB, dhe të fokusohemi në zhvillimin ekonomik të vendit tone”, ka shkruar Hoxhaj.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës ka arritur ta kalojë Ligjin për detyrat dhe kompetencat e Delegacionit shtetëror të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë.

Nga 63 deputetë që kanë votuar, 58 ishin për, asnjë kundër dhe 3 abstenime.

Kalon Ligji për Dialogun, PSD-ja e kushtëzon votimin e Platformës

www.kallxo.com